Advertisement
Logo
Logo
Sport

Bashkëlojtarët dhe kreu i FFK-së e vizitojnë futbollistin e lënduar të Gjilanit

Admin
6 Maj 2025 19:01
Bashkëlojtarët dhe kreu i FFK-së e vizitojnë futbollistin e lënduar të Gjilanit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka shkuar në vizitë te lojtari i lënduar rëndë i SC Gjilanit, Oltion Bilalli.

Në vizitë te Bilalli janë edhe bashkëlojtarët e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Oltion Bilalli u lëndua në ndeshjen e sotme ndaj Malishevës, duke u larguar nga fusha me autoambulancë.

Ai u dërgua fillimisht në Spitalin e Gjilanit, për t’u transferuar në QKUK në Qendrën Emergjente.

Sipas drejtorit të Gjilanit, Bilalli ka gjakderdhje të brendshme në kokë, por jeta e tij mbetet jashtë rrezikut, edhe pse situata është mjaftë e rëndë.

Nga Rubrika
Super finalja e pestë
Sport 17 Maj 2025
Copyright © 2025 - Cms Ph*