Advertisement
Logo
Logo
Sport

Vajzat e Kosovës me medalje të bronztë nga Kampionati Evropian i Karatesë

Admin
11 Maj 2025 12:04
Vajzat e Kosovës me medalje të bronztë nga Kampionati Evropian i Karatesë

Ekipi i vajzave të Kosovës në karate ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë që po mbahet në Yerevan të Armenisë. 

Ato kanë triumfuan ndaj Greqisë të dielën në ndeshjen vendimtare për medalje.

Para këtij suksesi, vajzat kosovare kishin kaluar me sukses përballjet me Armeninë, Spanjën dhe Ukrainën.

Kjo është medalja e dytë e bronztë për Kosovën në këtë kampionat, pas asaj të fituar një ditë më parë nga Betim Maliqi.

Ekipi përbëhet nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Behije Mustafa dhe Elmedina Istogu, ndërsa përzgjedhës është Isak Curri./RTK

Nga Rubrika
Super finalja e pestë
Sport 17 Maj 2025
Copyright © 2025 - Cms Ph*