Advertisement
Logo
Logo
Sport

FFK për ndeshjen ndaj Suedisë: Jemi gati – me zemër, pasion e besim

Admin
7 Shtator 2025 14:13
FFK për ndeshjen ndaj Suedisë: Jemi gati – me zemër, pasion e besim

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka dalë me një njoftim për ndeshjen Kosovë – Suedi.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Suedisë luhet të hënën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

Është ndeshja e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” e humbën thellë 4:0 ndeshjen e parë kundër Zvicrës në Basel të premten.  Por në FFK vlerësojnë se Kosova është gati. “Jemi gati – me zemër, pasion e besim!”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

 

FFK ka publikuar edhe një video të momenteve të gëzimit të lojtarëve dhe tifozëve nga ndeshjet e kaluara.

Nga Rubrika
Copyright © 2026 - Cms Ph*