Advertisement
Logo
Logo
Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Admin
13 Gusht 2025 10:27
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji Top Kolshit, të arrestuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Front Online se Prokuroria ka kërkuar caktimin e kësaj mase dhe ajo është vendosur nga Gjykata në seancën e mbajtur.

“Ju njoftojme se prokurori i shtetit ka parashtruar kerkesen per caktimin e mases se paraburgimit, eshte mbajtur seanca dhe te pandehurit T.K., i eshte caktuar masa e paraburgimit per vrasjen e rende ne Lipjan. Per cdo zhvillim te ri ju njoftojme me kohe”, tha aji per Front Online.

Prokuroria Themelore në Prishtinë një ditë më parë njoftoi se i dyshuari Top Kolshi e ka pranuar fajin për vrasjen dhe pastaj fshehjen e kufomës së Enver Bajraktarit.

Një ditë pasi e kishin raportuar të zhdukur, familjarët e kishin gjetur trupin e Bajraktarit në një gropë mbi të cilën kishte edhe dërrasa, brenda një are të mbjellë me misër në fshatin Baicë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se zbulimi i të dyshuarit është bërë pas një pune intensive me policinë.

 

Nga Rubrika
Copyright © 2026 - Cms Ph*