Advertisement
Logo
Logo
Teknologji

Edhe pak dhe mori fund, kontrolloni nëse do të humbni WhatsApp në telefonin që e përdorni

Admin
9 Prill 2025 21:22
Edhe pak dhe mori fund, kontrolloni nëse do të humbni WhatsApp në telefonin që e përdorni

Nëse jeni duke përdorur ende një telefon të vjetër, është koha të kontrolloni nëse së shpejti do të mbeteni pa aplikacionin WhatsApp.

Që nga 5 maji, aplikacioni i njohur i mesazheve do të ndalojë së punuari në disa modele të vjetra telefonash.

Ky ndryshim vjen si pjesë e përditësimeve të rregullta të mirëmbajtjes dhe sigurisë, dhe qëllimi është që WhatsApp të mbahet i besueshëm, i sigurt dhe i pajtueshëm me versionet më të reja të sistemeve operative, transmeton Telegrafi.

Edhe pse nuk do të prekë një numër të madh përdoruesish, disa do të duhet t’i thonë “lamtumirë” WhatsApp-it. Ose të paktën në telefonin tuaj të vjetër.

Nëse jeni duke përdorur një iPhone, WhatsApp nuk do të funksionojë më në versionet iOS më të vjetër se 15.1, që do të thotë se modelet e mëposhtme janë “jashtë lojës”: iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Nga Rubrika
Copyright © 2025 - Cms Ph*