Advertisement
Logo
Logo
Opinione

Politikanët duan të normalizojnë atë që po ndodh në Gazë, indinjata jonë morale nuk do ta lejojë këtë

Admin
10 Prill 2025 03:41
Politikanët duan të normalizojnë atë që po ndodh në Gazë, indinjata jonë morale nuk do ta lejojë këtë

Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Pamje të rënda. Fotografi tronditëse. Postime të turbulluara që zbulohen vetëm pasi të klikohet një buton pëlqimi. Prej një viti e gjysmë, paralajmërimet e tilla kanë mbuluar gjithçka që bota sheh nga Gaza. Nganjëherë, këto skena më tmerrojnë kur më rikthehen papritur në mendje – si një makth i harruar që befas futet me gjallëri në kujtesë. Por, pa lehtësimin që sjell mendimi se ishte vetëm një ëndërr. Javën e kaluar, pashë një video ku dukej trupi i copëtuar, pa kokë, i një foshnje. Kam parë pjesë trupash të shkatërruar, të bërë bashkë në qese plastike. Kam dëgjuar britmat e atyre që po vdisnin dhe heshtjen e atyre që nuk mund të bërtasin më, teksa kamerat i filmonin grumbull së bashku – disa prej tyre anëtarë të një familjeje të tërë. Sulmi i Izraelit ndaj Gazës sfidon çdo përpjekje për t’u mësuar me të. Me kalimin e kohës, ndërsa rritet pragu i asaj që konsiderohet e patolerueshme, pamjet e rënda dhe të ndryshme të vrasjeve vazhdojnë të kapërcejnë pengesën e mpirjes emocionale.

Nga Rubrika
Copyright © 2025 - Cms Ph*